Presidenti i Portugalisë, Jose Seguro, ka reaguar në lidhje me mënyrën se si po trajtohet Cristiano Ronaldo, duke theksuar kontributin e madh të yllit portugez për vendin dhe kulturën e tij.
“Ju nuk mund ta trajtoni në këtë mënyrë dikë që e ka bërë vendin dhe kulturën tonë të njohur në të gjithë botën”, është shprehur Seguro.
Deklarata e presidentit portugez vjen në një moment kur e ardhmja dhe roli i Ronaldos në përfaqësuesen e Portugalisë ka ndryshuar, pas problemeve me selektorin Jorge Jesus dhe largimit nga grumbullimi.






