28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi viziton FC Suharekën në Turqi – vlerëson lartë organizimin e klubit

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Kosovës në Futboll (FFK), Agim Ademi, ka vizituar të enjten FC Suharekën në Antalia të Turqisë, ku klubi suharekas është duke i zhivilluar stërvitjet përgatitore për vazhdimin e kamiponatit në VivaFresh Liga e Parë.

Me këtë rast, FC Suhareka ka falënderuar Ademin për vizitën dhe për vlerësimet për klubin.

“Në ambientet e hotelit ‘Aska Lara Resort’ në Antalya të Turqisë kishim për vizitë kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi. Ndihemi jashtëzakonisht të nderuar nga vizita e tij dhe kënaqësi e madhe që gjeti kohën të na vizitojë në Turqi. Nga kryetari Ademi morrëm fjalë të mira dhe komplimente sa i përket organizimit të klubit duke na uruar suksese në arritjen e objektivave. Drejtori sportiv i klubit tonë, z.Lulzim Kolgeci shprehi falenderimet ndaj kryetarit për vizitën dhe gatishmërinë e Federatës ndaj klubeve , kontributin e madh në zhvillimin e futbollit kosovar. Faleminderit kryetari z.Agim Ademi!”, ka njoftuar FC Suhareka. /Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit