17.4 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Presidenti Begaj pritet në Vatikan nga Papa Françesku

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur në Vatikan nga Papa Françesku

Begaj ka thënë se në këtë takim ka falënderuar Papa Françeskun për mesazhet e paqes dhe thirrjet për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura.

“I nderuar nga pritja e sotme në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare nuk zhbëri besimin në Zot të Shqiptarëve. Ata janë model i harmonisë dhe dialogut ndërfetar. Në takim pata rastin ta falënderoja Atin e Shenjtë për mesazhet e paqes dhe thirrjet për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura”, ka shkruar Begaj në Facebook./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit