15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, do të ndalojë mohimin e krimeve

- Advertisement -

Shpresëdhënëse për arritjen e drejtësisë e ndalim të mohimit të krimeve të kryera, në Srebrenicë po vlerësohet të jetë rezoluta për gjenocidin në këtë vend, që pritet të miratohet në OKB.

Rezoluta e propozuar nga Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, dështoi dy herë për t’u votuar, derisa pritet që të jetë sërish në rend dite në mbledhje të OKB-së, për këtë muaj.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se miratimi i një rezolute të tillë do të shuante zërat që mohojnë gjenocidin, i cili është i faktuar edhe me aktgjykime.

“Ende ka zëra edhe në Serbi, edhe nga Republika serbe gjithandej territorit të Ballkanit, të cilët e mohojnë gjenocidin si të tillë, prandaj është shumë e rëndësishme që kjo rezolutë të sillet dhe 11 korriku të mbetet si datë në kujtim të viktimave të Gjenocidit gjithandej botës, pra është shumë e rëndësishme që rezoluta përfundimisht të votohet dhe të parandalohet mohimi i gjenocidit në Srebrenicë”, ka thënë Bekim Blakaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.

Ai shprehet i bindur se kjo rezolutë do të kalojë pavarësisht lojrave politike që bënë Serbia e aletatët e tjerë të saj.

“Sigurisht kjo është cështje me të cilën luhen edhe lojra politike, kemi parë një kampanjë të jashtëzakonshme nga Serbia në krye me presidentin Vuciq, dhe me aletatë e saj Kina, e Rusia e akterë të tjerë, është një lojë politike por shpresoj që kësaj radhe do të votohet kjo rezolute dhe është e rëndësishme që inicues apo sponzorues në rend të parë është Gjermania dhe ka një simbolik të jashtëzakonshme, dhe besoj që janë dakorduar votat dhe miratimi i rezolutës do të ndodhë.”, tha Bekim Blakaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.

Derisa, drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativa qytetare, thotë se miratimi i rezolutës do të ishte moment reflektimi për të kërkuar e zbatuar drejtësinë.

“Është një rast për të refelktuar për një nga momentet më të trishta të historinë bashkëkohore, kujtimi i masakrës së 11 korrikut të 1995 është një detyrim qytetar, për tu siguruar që krimet e tilla të mospërsëriten, përkujtimi i kësaj dite, rindërton premtimin për të kërkuar e zbatuar drejtësinë e për të promovuar paqen, në mënyrë që të gjithë të jetojmë pa frikë”, tha Dajana Berisha – Drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare.

Rezoluten e kanë mbështetur edhe Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë, në korrik të vitit 1995. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi këtë krim si gjenocid në vitin 2007.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit