Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka parë nga afër punimet në ndërtimin e Kompleksit Sportiv dhe gjithashtu ka vizituar edhe stadiumin e Leshakut, që do të jenë nën mbikëqyrjen e FFK, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se këto projekte do t’i shërbejnë komunitetit lokal dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të këtij rajoni.
Postimi i plotë:
⚽ Gjatë vizitës sime në Leposaviq, pata kënaqësinë të shoh nga afër përparimin e punimeve në ndërtimin e Kompleksit Sportiv dhe gjithashtu vizitova edhe stadiumin e Leshakut, që do të jenë nën mbikëqyrjen e FFK-së. Këto projekte do t’i shërbejnë komunitetit lokal dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të këtij rajoni.
🙏🏻 Ftoj të rinjtë dhe të gjithë dashamirët e futbollit të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli. Së bashku, do të sigurojmë që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre në futboll.
🏟 Shpresoj se këto fusha do të fuqizojnë sloganet tona tashmë të njohura ‘Bashkë për Futbollin’ dhe ‘Futbolli na bashkon’. ⚽️🇽🇰