Presidenti Ademi viziton Albian Hajdarin pas ndërhyrjeve kirurgjikale

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë.

Përmes një postimi, Ademi i ka uruar Hajdarit rehabilitim të lehtë dhe të suksesshëm, si dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë.
Ai ka shprehur mbështetjen për futbollistin kosovar, duke i dëshiruar rikthim edhe më të fortë në futboll. 💪🇽🇰⚽️

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë.

Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë! 💪🇽🇰⚽️

Të ngjashme

Të fundit