Kombëtarja e Kosovës U16 e vajzave e ka nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Estoni. Në ndeshjen e parë të këtij turneu, vajzat e përzgjedhëses Xhuli Berisha kanë treguar karakter të fortë dhe cilësi, duke e përmbysur rezultatin dhe triumfuar ndaj nikoqirit Estonisë me shifrat 5:3.
Për këtë sukses, i ka uruar presidenti Ademi.
“Urime vajzave tona të Kombëtares U16 fitorja e jashtëzakonshme ndaj Estonisë 5:3, në ndeshjen hapëse të turneut zhvillimor të UEFA-s.”, ka shkruar Ademi, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Urime fitorja Kosovë 🎉
Urime vajzave tona të Kombëtares U16 fitorja e jashtëzakonshme ndaj Estonisë 5:3, në ndeshjen hapëse të turneut zhvillimor të UEFA-s.
Me zemër të madhe e karakter të fortë vashat dardane ia dolën të përmbysin rezultatin dhe të tregojnë vlerat e tyre, edhe pse me një lojtare më pak në fushë nga minuta e 16-të.
Krenar me paraqitjen tuaj dhe punën e palodhshme të stafit të trajnereve.
Uroj që edhe në ndeshjet e ardhshme kundër dy kundërshtarëve me emër si Sllovakia e Islanda të keni paraqitje dinjitoze.
Forca Dardane! 🇽🇰
U16 /Dardanet fitojnë ndaj Estonisë në ndeshjen hapëse të turneut të UEFA-s