Presidenti Ademi uron rikthimin e Eliot Bujupit pas dhjetë muajsh mungesë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në fushën e blertë të futbollistit të talentuar Eliot Bujupi, pas rreth dhjetë muajsh mungesë për shkak të një lëndimi në gju, shkruan Scanner.

Bujupi u rikthye në fushë me fanellën e VfB Stuttgart II, në ndeshjen kundër Alemannia Aachen, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Përmes një postimi, Ademi vlerësoi forcën, durimin dhe përkushtimin e futbollistit gjatë periudhës së vështirë të rikuperimit, duke theksuar se Federata e Futbollit e Kosovës qëndron pranë futbollistëve të saj si në momentet e suksesit, ashtu edhe në periudhat e vështira.

“Lëndimet janë ndër sfidat më të vështira për çdo futbollist, veçanërisht për talentet e reja, por rikthimi i Eliotit dëshmon për karakterin e fortë, durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për futbollin”, ka shkruar Ademi.

Në fund, kreu i FFK-së i ka uruar Bujupit shëndet të plotë, vazhdimësi dhe suksese të reja në karrierën e tij, duke shprehur bindjen se ditët më të mira të futbollistit janë ende përpara.
“Mirë se u riktheve, Eliot! Të presim edhe më të fortë!”, ka përfunduar Ademi.

Postimi i plotë:

Me shumë kënaqësi e prita lajmin për rikthimin në fushën e blertë të futbollistit tonë të talentuar, Eliot Bujupi, pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë larg futbollit për shkak të lëndimit në gju.

Pas rreth dhjetë muajsh mungesë, Elioti u rikthye në fushë me fanellën e VfB Stuttgart II, në ndeshjen kundër Alemannia Aachen, duke shënuar një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Lëndimet janë ndër sfidat më të vështira për çdo futbollist, veçanërisht për talentet e reja, por rikthimi i Eliotit dëshmon për karakterin e fortë, durimin, përkushtimin dhe dashurinë e tij për futbollin.

Si Federatë, jemi gjithmonë pranë futbollistëve tanë, si në momentet e sukseseve, ashtu edhe në periudhat e vështira.

I uroj Eliotit shëndet të plotë, vazhdimësi dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij futbollistik. Jam i bindur se me talentin dhe përkushtimin që ka, ditët më të mira janë ende përpara tij.

Mirë se u riktheve, Eliot!
Të presim edhe më të fortë! 💪🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit