Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar KFF Ulpiana 1992 për inkuadrim në Sigal Superliga.
KFF Ulpiana 1992 tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Sigal Superliga.
“Urime KFF Ulpiana 1992 promovimi në Sigal Superligë! Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin e trajnerëve si dhe vashat e Ulpianës për një edicion të suksesshëm e që falë punës së vazhdueshme me plotë meritë arritën të shpallen kampione të Ligës së Parë. Mirë se vjen në Sigal Superligë!”, ka shkruar i pari i futbollit tonë.