17.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Presidenti Ademi uron FC Prishtina për triumin në Superkupën e Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka uruar klubin FC Prishtina për triumin në Superkupën e Kosovës, shkruan Scanner.

Në një postim nê Facebook, Ademi ka përgëzuar bardhekaltrit e kryeqytetit qê treguan një paraqitje të shkëlqyeshme në fushën e gjelbër dhe me rezultat 2:1 triumfuan ndaj kampionit në fuqi, FC Ballkani, në ndeshjen e Superkupës, që edhe këtë vit u organizua në Antalia të Turqisë.

Ai gjithashtu ka përgëzuar futbollistët e FC Ballkani për paraqitjen e tyre në këtë ndeshje, duke nkurajuar që të vazhdojnë të punojnë me zell dhe përkushtim për stinorin pranveror, në mënyrë që t’i arrijnë objektivat e tyre.

Postimi i plotê:

🎉 Urime FC Prishtina për triumfin në Superkupë! 🏆⚽️🇽🇰

✅️ Sot, bardhekaltrit e kryeqytetit treguan një paraqitje të shkëlqyeshme në fushën e gjelbër dhe me rezultat 2:1 triumfuan ndaj kampionit në fuqi, FC Ballkani, në ndeshjen e Superkupës, që edhe këtë vit u organizua në Antalia të Turqisë. Ishte kjo një paraqitje e mrekullueshme e futbollistëve të Prishtinës, që kësisoj shtuan një trofe tjetër në vitrinën e pasur të klubit.

👏 Përgëzime për lojtarët, trajnerët dhe stafin drejtues të FC Prishtina! Përkushtimi dhe angazhimi i tyre sollën suksesin e merituar. Me këtë fitore, ata dëshmuan cilësinë dhe forcën e tyre në skenën e futbollit kosovar.

👊 Ky sukses shënon një kapitull të ri për klubin kryeqytetas dhe na bën të shpresojmë për një sezon të lavdishëm në Albi Mall Superligë. Duke i uruar suksese në sfidat e ardhshme, shpresoj që ky trofe do ta motivojë skuadrën bardhekaltër për rikthim të fuqishëm edhe në kampionat.

🙌 Përgëzoj gjithashtu futbollistët e FC Ballkani për paraqitjen e tyre në këtë ndeshje dhe i inkurajoj që të vazhdojnë të punojnë me zell dhe përkushtim për stinorin pranveror, në mënyrë që t’i arrijnë objektivat e tyre.

🔝 Faleminderit për emocionet që na i dhuroni dhe suksese të mëtejme për të gjitha klubet!

#BashkëPërFutbollin 🌟⚽️🏆

#FFK #Futboll #Superkupa #FCPrishtina #FCBallkani

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=907026894756329&id=100063470804234&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit