Presidenti Ademi uron dy futbollistë kosovarë, triumfuan në Kupën e Gjermanisë për U-17

- Advertisement -

Presidenti Agim Ademi ka uruar futbollistët kosovarë Almand Idrizi dhe Arlind Thaqi pas triumfit në finalen e Kupës së Gjermanisë për U-17, raporton Scanner.

Në finalen e zhvilluar në Hoffenheim ndërmjet TSG Hoffenheim dhe VfB Stuttgart, skuadra e Stuttgartit fitoi me rezultat 3:2, ndërsa pjesë e ekipit fitues ishin edhe dy talentët kosovarë.

Ademi i uroi lojtarët për suksesin e arritur dhe u dëshiroi suksese të mëtejshme si me klubin e tyre, ashtu edhe me ekipet kombëtare të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit