Presidenti Ademi: Urime FC Feronikeli 74 rikthimi në Superligë!

- Advertisement -

Presidenti Ademi ka uruar FC Feronikelin 74 për rikthimin e merituar në elitën e futbollit kosovar, pas vetëm një viti qëndrimi në Ligën e Parë, raporton Scanner

“Urime të përzemërta për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit, tifozët dhe të gjithë qytetarët e Drenasit për këtë arritje të rëndësishme”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotê:

Përgëzojmë FC Feronikelin 74 për rikthimin e merituar në elitën e futbollit kosovar, pas vetëm një viti qëndrimi në Ligën e Parë.
Ky sukses dëshmon punën serioze, organizimin e mirë dhe përkushtimin e klubit për t’u rikthyer aty ku i takon, në mesin e më të mirëve të futbollit tonë.

Urime të përzemërta për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit, tifozët dhe të gjithë qytetarët e Drenasit për këtë arritje të rëndësishme.

Mirë se riktheheni në elitë, FC Feronikeli 74!

Të ngjashme

Të fundit