21.7 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Presidenti Ademi pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, Ademi ka thënë se Alkassim, i ka dhuruar  programin digjital të kësaj federate për FFK-në.

Postimi i plotë:

Sot takova Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, njeriun që dhuroi programin digjital të kësaj federate për FFK-në.

Ky program implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube.

Ky sistem digjital do të përmirësojë komunikimin dhe do të lehtësojë procedurat administrative në futboll.

I shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit për këtë mbështetje të çmuar dhe e falënderova Federatën e Arabisë Saudite për angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në Kosovë.

https://www.facebook.com/share/p/g7shwHtNYAERZiS4/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

Të fundit