Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka pritur sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, raporton Scanner.
Në një postim në Facebook, Ademi ka thënë se Alkassim, i ka dhuruar programin digjital të kësaj federate për FFK-në.
Postimi i plotë:
Sot takova Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Alkassim, njeriun që dhuroi programin digjital të kësaj federate për FFK-në.
Ky program implementohet në FFK, në Lidhjet Rajonale dhe në klube.
Ky sistem digjital do të përmirësojë komunikimin dhe do të lehtësojë procedurat administrative në futboll.
I shpreha mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit për këtë mbështetje të çmuar dhe e falënderova Federatën e Arabisë Saudite për angazhimin e saj në zhvillimin e futbollit në Kosovë.
https://www.facebook.com/share/p/g7shwHtNYAERZiS4/?mibextid=oFDknk