- Advertisement -
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është shprehur i lumtur me fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Armenisë.
Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten mbrëma në një ndeshje miqësore.
Numri një i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se fitorja ndaj armenëve është një nisme e mbarë.
“E nisim me këmbë të mbarë 2024-tën në drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda. Ndonëse vetëm një ndeshje miqësore, fitorja ndaj Armenisë në Yerevan dëshmon dëshirën dhe vullnetin e madh të Dardanëve tanë për fitore”, ka shkruar Ademi.
Kosova miqësoren e radhës e luan të martën mbrëma në Budapest kundër Hungarisë.