28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Këmbësori goditet nga motoçiklisti në Prishtinë, policia jep detaje

- Advertisement -

Një këmbësor është goditur nga një motoçikletë në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 18:20  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”,tha Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit