Presidenti Ademi: Nga sot, Kosova vishet me gjigantin botëror Adidas

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka bërë të ditur nisjen e bashkëpunimit të ri mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjigantit botëror Adidas, shkruan Scanner.

“Me këmbë të mbarë me Adidas! Nga sot, Kosova vishet me gjigantin botëror Adidas”, ka shkruar Ademi, duke e cilësuar këtë partneritet si një kapitull të ri për futbollin kosovar.

Ai uroi që bashkëpunimi me sponsorin e ri teknik të sjellë suksese dhe arritje të mëdha për “Dardanët”, derisa nga finalja e UEFA Conference League Final në Leipzig u ka dëshiruar grumbullim të mbarë futbollistëve të Kosovës për dy ndeshjet miqësore ndaj Czech Republic dhe Andorra.

Postimi i plotê:

Me këmbë të mbarë me Adidas! 👟⚽️

Nga sot, Kosova vishet me gjigantin botëror Adidas.

Një kapitull i ri që na jep forcë, krenari dhe energji për suksese të reja.

Uroj që rrugëtimi me sponsorin e ri teknik të na ecë mbarë dhe të jetë i mbushur me arritje të mëdha.

Nga finalja e UEFA Conference League në Leipzig, Dardanëve u uroj grumbullim të mbarë dhe të suksesshëm për dy miqësoret kundër Çekisë dhe Andorrës. 🇽🇰🔥

Të ngjashme

Të fundit