26 C
New York
Friday, June 28, 2024

Buy now

Presidenti Ademi në drekë pune me ambasadorin suedez, Jonas Westerlund

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pati sot një drekë pune me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Gjatë kësaj dreke u diskutua për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e përbashkëta që synojnë përmirësimin e kushteve në futboll dhe gjithpërfshirjen.

Presidenti Ademi ia shprehu ambasadorit Westerlund falënderimet dhe mirënjohjen e komunitetit të futbollit në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit suedez. Gjatë bisedës, i pari i FFK-së e informoi ambasadorin për projektet aktuale dhe situatën e përgjithshme të federatës.

Një nga pikat e diskutimit ishte fillimi i punimeve për rinovimin e stadiumit në Leposaviq, ku nuk ka pasur investime për vite të tëra. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të FFK-së për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të ofruar kushte më të mira për të gjitha komunitetet.

Ambasadori Westerlund shprehu mirënjohjen e tij për punën dhe arritjet e FFK-së deri më tani dhe inkurajoi vazhdimin me të njëjtin ritëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit