19.5 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Prej nëntë muajsh s’më lejohet ta takoj babain në Hagë” – reagimi prekës i Fahri Fazliut, djalit të Fadil Fazliut

- Advertisement -

 

“Prej nëntë muajsh s’më lejohet ta takoj babain në Hagë”, kështu ka shkruar Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, i cili gjendet në paraaburgim në Hagë, raporton Scanner.

“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi e kamufluar. Përqafimi ynë s’është rrezik për askënd – heshtja ndaj kësaj padrejtësie, po.
Por ne nuk i ulim sytë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Po bëhen nëntë muaj që nuk e kam parë babain tim, Fadil Fazliu, në Hagë.
Jo për shkak të pamundësisë nga ana ime, por sepse dikush ka vendosur ta mohojë në mënyrë brutale një nga të drejtat më themelore që njeh njeriu – takimin mes një babai dhe birit të tij.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi e kamufluar. Përqafimi ynë s’është rrezik për askënd – heshtja ndaj kësaj padrejtësie, po.
Por ne nuk i ulim sytë. Babai im është fizikisht pas hekurave, por shpirti i tij është i lirë dhe i pathyeshëm. Ashtu siç nuk kanë mundur t’i robërojnë shpirtërat e idealistëve as regjimet më mizore që kanë sunduar ndonjëherë njerëzimin.
Liri dhe drejtësi për çlirimtarët!

Të ngjashme

Të fundit