16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Prej muajit prill, FFK do të organizojë kursin për Licencën A për trajner futbolli

- Advertisement -

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se nga muaji prill i këtij viti Federata e Futbollit të Kosovës do të fillijë të organizojë kursin për Licencën A për trajnerët e futbollit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Nga prilli i këtij viti FFK do të fillojë me organizimin e kursit për Licencën A për trajnerët e futbollit, një hap ky sa i rëndësishëm, po aq i nevojshëm për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në vendin tonë. Përgëzoj sektorin e edukimit në krye me Sanije Krasniqin, u.d.sekretarin e Përgjithshëm, Markus Weidner, i cili u angazhua shumë kohët e fundit në këtë drejtim, por edhe ligjëruesit dhe mentorët për punën e palodhshme dhe përkushtimin e treguar në vitet e kaluara në kurset e suksesshme për Licencat B dhe C”, ka shkruar Ademi.

Ademi ka shkruar se ky është një vlerësim për FFK-në, si një arritje e radhës në sektorin e edukimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit