8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pozitë e opozitë përplasen në komision, Bajrami akuzon drejtorin e ASHNA-së për marrje të mëditjes për doktoraturën në Zvicër

- Advertisement -

 

Gjatë raportimit të përfaqësuesve të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka pasur përplase mese kryetares së këtij Komision, Hykmete Bajrami, përfaqësuesve të ASHNA-së dhe anëtareve të VV-së.

Përplasja ka ardhur pasi deputetja e LDK-së, Bajrami tha se drejtoresha e auditimit të këtij institucioni është larguar si shkak i drejtorit, Samir Bllacaku, sipas saj, drejtori i navigacionit ajror po ashtu ka marrë mëditje për doktoraturën e kryer në Zvicër.

E ndaj këtyre deklarimeve kanë reaguar deputet e VV-së, të cilët thanë se deputetja Bajrami gjithë diskutimin e ka kthyer në personale me drejtorin Bllacaku.

Bajrami sa i përket opinionit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, tha se opinioni është i kualifikuar.

“Opinioni i ZKA-së është i kualifikuar, baza për opinion të kualifikuar është që thesari në bazë të vendimeve gjyqësore ka ekzekutuar pagesa në vlerë totale prej 817 mijë e 603 eurove prej kategorive jo adekuate të shpenzimeve. Edhe gjithashtu çështje e cila ka ndikuar në opinionin e kualifikuar është edhe nënvlerësimi i pasurisë për 345 mijë euro si rezultat i mos regjistrimit në sistemin informativ të menaxhimit për financat e Kosovës, të pasurisë jo kapitale”, ka thënë ajo.

Drejtori i navigacionit, Samir Bllacaku tha se nga katër të gjeturat e këtij auditmit, si institucion nuk e kanë pranuar të gjeturën e katërt të ZKA-së, kjo pasi sipas tij, kjo e gjetur është bërë që të pasqyrohet që drejtoresha e njësisë së auditimit është larguar nga puna.

“Kjo është bërë kryekëput vetëm që të pasqyrohet që drejtoresha e njësisë së auditimit është larguar nga puna. Ju mund ta shihni edhe në komentet që janë kthyer që vetëm është si informatë. ZKA nuk ish dashur të bie në atë nivel që të plasojë informata se ky është raport zyrtar edhe ne besojmë që kjo nuk ka të bëjë asgjë me rastin, as largimi i saj nuk është bërë për këtë çështje. Është larguar nga komisioni disiplinor… janë vendimet e komisionit disiplinor”, ka thënë ai.

E ndaj këtij dekarimi ka reaguar deputeti i VV-së, Visar Korenica, i cili kërkoi që drejtori Bllacaku të ketë kujdes me gjykimet ndaj të gjeturave e ZKA-së.

“Kur plasoni akuza ndaj ZKA-së duhet së paku të jeni në nivel të tyre ose të keni argumente të plota të mbështetura për të refuzuar një të gjetur të ZKA-së”, ka thënë ai.

Deputetja Bajrami tha se Bllacaku ka qëndruar për 59 ditë në Zvicër për doktoraturën dhe për këtë ka marrë mëditje, sipas saj, drejtoresha e auditimit të brendshëm është larguar sepse nuk është lënë që të auditojë sistemin e trajtimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit