0.5 C
New York
Sunday, February 25, 2024

Buy now

Pozitë e opozitë kritikojnë Raportin e Auditimit të ZRrE-së për vitin 2022

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se raporti përbën tri vërejtje kryesore.

Mos përdorimi i sistemit E-pasuria dhe dobësi në menaxhimin e llogarive të arkëtueshme, ishin disa nga gjetjet e auditorit që i shpalosi deputetja e AAK-së.

“Ne i kemi audituar pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), të cilat përmbajnë pasqyrën e pranimeve dhe pagesave në para të gatshme, raportin e ekzekutimit të buxhetit si dhe shënimet shpjeguese për pasqyrat financiare, përfshirë përmbledhjen e politikave të rëndësishme të kontabilitetit dhe raportet tjera², për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2022. Sipas opinionit tonë, përveç ndikimit të çështjeve të përshkruara në paragrafin për Bazën për Opinion të Kualifikuar, Pasqyrat Financiare Vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme”, tha Bytyqi.

Pasuria kapitale duhet të regjistrohet në SIMFK ndërsa pasuria jo kapitale dhe stoqet duhet të regjistrohen në sistemin e-pasuria. ZRrE nuk përdor sistemin “e-pasuria” për regjistrimin e pasurisë jo-kapitale dhe stoqet, mirëpo këto evidenca mbahen në data bazë të brendshme në formatin excel. Kjo kishte ndodhur për shkak se ZRRE nuk e ka të instaluar sistemin e-pasuria dhe gjatë vitit 2022 nuk kishte bërë ndonjë përpjekje për përdorimin e këtij sistemi”, tha ajo.

Me këto gjetje u pajtua edhe kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu. Ai ka thënë se ZRrE ka pasur mbi 1 milion euro buxhet, ku vetëm mbi 700 mijë euro janë realizuar nga ata, ndërsa 400 mijë tjera janë rikthyer në buxhetin e Kosovës.

“Gjatë vitit 2022, ZRrE ka pasur mbi 1 milion euro buxhet, ku vetëm mbi 700 mijë euro janë realizuar nga ne, ndërsa 400 mijë tjera janë rikthyer në buxhetin e Kosovës. Buxheti kapital është realizuar në nivelin e 99 për qind. Gjatë vitit 2022, kemi pasur një auditim për të cilën ne i kemi pranuar tri gjetje. Një prej tyre ka qenë mosregjistrimi i pasurisë dhe arsyeja se siç e dini ka pasur një keqpërdorim në Ministri të Financave dhe më pastaj janë shtrënguar masat tejmase”, u shpreh Fejzullahu.

“Mospërdorimi i sistemit E-pasuria. Ne jemi marr me sistemin e krizave dhe me të cilat nuk janë marr për vite të tëra. Mosinkasimi i taksave vjetore i vitit 2016-2020. Njëra prej tyre ka qenë nga Termokosi dhe nga ai i Gjakovës dhe pikërisht kjo ka ndikuar në përqindjen e mosinkasimit të taksave vjetore. Të gjitha shpenzimet i kemi mbuluar nga KEK dhe KEDS-i. Ne e dimë se në çfarë gjendje ka qenë Termokosi i cili nuk ka mundur në një kohë të mos i paguaj as pagat e punëtorëve”, u shpreh ai.

E në lidhje me mosveprimin ndaj Termokosit pati vërejtje edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti, raporton EO.

“A mendoni se mund të shërbeni si precedent për kompanitë tjera që të veprojnë njëjtë sikurse Termokosi e më pastaj të mos i paguajnë taksat vjetore”, u shpreh ajo.

Kritika ndaj Bordit të ZRrE-së pati edhe deputetja tjetër e VV-së, Mirlinda Tishuku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit