1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Portugalia shkatërron Poloninë, Ronaldo shënon dy herë – Kroacia shokohet nga Skocia

- Advertisement -

Portugalia e ka mposhtur me rezultat 5-1 Poloninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se të dy kombëtaret kishin raste të mira shënimi.

Në 45 minutat e dytë, portugezët shpartalluan mbrojtjen polake, duke shënuar tri gola.

Rafael Leao kaloi Portugalinë në epërsi, kur u asistua prej Nuno Mendes në minutën e 59-të.

Për 2-0 u përkujdes Cristiano Ronaldo(72’) kur shënoi nga penalltia.

Bruno Fernandes hyri në listën e realizatorëve, me golin e shënuar në minutën e 80-të me një asistim të Vitinhas.

Pedro Neto shënoi pas vetëm tre minutash, ndërsa Ronaldo ishte në rolin e asistuesit për 4-0.

Fitoren e Portugalisë e vulosi Ronaldo, kur realizoi edhe golin e dytë personal dhe të pestin për kombëtaren e tij, me një asistim të Trincaos në minutën e 87-të.


Po në këtë grup, Kroacia u mposht nga Skocia, me rezultat 1-0.

Kroatët mbetën me dhjetë lojtarët në fushë, pasi Petar Sucic pranoi dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja në minutën e 44-të.

Kroacia u mundua që të largohej me tri pikë, por që në fund pësoi disfatë.

Portugalia e ka vulosur veten si lidere me 13 pikë në Ligën A, Grupi 1, Kroacia me shtatë, Polonia dhe Skocia me katër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit