Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë fotografi, në rrjetin social Facebook, nga lagjja “Dardania”, në Gjilan, nga ku duket se LDK- ka stër-mbushur sallën.
Abdixhiku ndër të tjera shkroi se “A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet!”.
Postimi i plotë:
Populli
Jo një komunë, jo një qytet, vetëm një lagje.
Lagjja Dardania e Gjilanit!
A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet!
124 është numri ynë!
9 shkurti është festa jonë!
Lutë, dhe ekipit të Anamoravës, ju lumtë! Qytetarëve të Dardanisë, ju faleminderit!