-2.5 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

“Populli i Kosovës kërkon ndryshim”, Abdixhiku në Sallabajë të Podujevës: Interesim i madh, pritje e ngrohtë si në secilin takim

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar të hënën në fshatin Sallabajë të Podujevës.

Abdixhiku ka thënë se edhe në këtë fshat ka pasur interesim të madh e pritje të ngrohtë.

“Populli i Kosovës kërkon ndryshim”, thotë Abdixhiku, teksa përmend numrin 124 që LDK-ja do e bartë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Sonte qëndruam në fshatin Sallabajë të Podujevës!  Sërish, edhe këtu, interesim i madh, pritje e ngrohtë, entuziazëm i jashtëzakonshëm si në secilin takim tjetër në Kosovë!  Populli i Kosovës kërkon ndryshim! Populli i Kosovës ka kohë që ka kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK tashmë e ka! Prandaj e mbështetë, prandaj e mbronë, prandaj e lartnon!  124 është numri jonë! Ndryshimi, është misioni jonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Express

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit