5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Polonia vë në gatishmëri avionët luftarakë për luftën në Ukrainë

- Advertisement -

Qeveria polake ka konfirmuar se është gati të ofrojë avionë luftarakë për të ndihmuar luftën në Ukrainë.

Polonia ka njoftuar se ka vendosur të vë në gatishmëri, menjëherë dhe falas, të gjithë avionët e tyre MIG – 29 në bazën ajrore Ramstein duke i vënë në dispozicion të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më pas mendohet se SHBA’ja do të jetë përgjegjëse për dërgimin e avionëve në Ukrainë.

Në këmbim Polonia po kërkon që SHBA t’u sigurojë atyre avionë alternativë. 

Qeveria polake u ka kërkuar edhe vendeve të tjera të Aleancës NATO, të cilat kanë avion MIG-19, që të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vizitoi Poloninë ku u diskutua mundësia e dërgimit të avionëve në Poloni, nëse Varshava vendosë të dërgojë avionë luftarak në Ukrainë.

“Nuk mund të flas për një afat kohor, por thjesht mund të them se ne po merremi vazhdimisht me këtë gjë”, kishte thënë Blinken.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit