Politologu Avdi Ismajljaj ka ironizuar me tenderin për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.
Duke e komentuar mbarimin e kontratës aktuale, e cila skadon më 30 shtator, ai ka shprehur brengen e tij lidhur me këtë çështje.
Në profilin e tij në “Facebook”, situatën aktuale ai e ka përshkruar me një thënie të urtë.
“Pshtjellim i madh. Nuk po dihet ka sa po shkon pasuli”, ka shkruar ai.