19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Berisha: Ushtria e Kosovës është e fundit në botë për nga forca, por për nga problemet ushqimore e para

- Advertisement -

Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar skandalin me tenderin për ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Ajo ka fajësuar Qeverinë Kurti për këtë çështje.

Duke e përmendur skandalin me rezervat shtetërore, ajo ka vlerësuar se qeveria aktuale vazhdimisht ka probleme ushqimore.

“Ushtria e Kosovës është e fundit në botë për nga forca, por për nga problemet ushqimore është e para. Ushtrisë i ka ndodhur edhe një problem me pasul. Qeveria Kurti gjithmonë ka probleme ushqimore, me miellin që e vodhën, me vajin që e vodhën, tash edhe me fasulen, ku ministria e mbrojtjes duan të vjedhin një tjetër lloj fasuleje, me hajna të tjerë, prandaj pasulin e kanë shpallur ‘sekret shtetëror’”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, një gjë e tillë nuk ndodh askund në botë.

“Dieta militare e botës perëndimore është publike, çfarë duhet e çfarë s’duhet të hanë ushtarët (bile unë kam dëshiruar që pasuli të jetë ushqim i ndaluar në ushtri), ndërsa hajnat shqiptarë, vjedhjen e bën ‘sekret shtetëror’. Ushtarët e Kosovës mund të flenë pa hëngër, gjynah…por komandatja e tyre nuk ka këso probleme, ajo ka probleme edhe më të mëdha…se si të duket bukur në foto”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit