6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Politologu serb: Kurti s’e pranon Asociacionin në prag të zgjedhjeve

- Advertisement -

Negociatat e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të ngrira.

Ka disa muaj, që kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq nuk kanë zhvilluar takime në kryeqendrën evropiane.

Andaj politologu nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Sljuka, thotë se me këtë qasje aktuale të komunitetit ndërkombëtar nuk do të ketë progres në procesin e dialogut.

Sipas tij zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë direkt në rrjedhën e këtij procesi.

Ai thotë se me kthimin eventual të Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të rikthehet opsioni për shkëmbimin e territoreve.

“Do të jetë shumë e rëndësishme se kush do të jetë president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetë kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të ketë shumë sfida nëse Trump rikthehet në pushtet, kurse në anën tjetër Serbia shpreson fshehurazi që Trump të fitoi. Mendoj se shumë gjëra do të përcaktohen në dialog pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Veçanërisht, Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie shumë të mira më Richard Grenell dhe disa anëtarë të tjerë të Partisë Republikane. Me rikthimin e tyre në pushtet mund të rikthehet edhe opsioni i shkëmbimit të territoreve”, vlerëson Sljuka.

Ai ka folur edhe çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Politologu serb shprehet i bindur se kryeministri Kurti nuk do të bëjë hapa para në themelimin e Asociacionit derisa zgjedhjet nacionale janë afër.

“Nëse nuk do të ketë presion të fuqishëm ndërkombëtar, palët do të vazhdojnë të sillen në të njëjtën mënyrë duke mos i zbatuar marrëveshjet. Gjithashtu do shohim sërish veprime unilaterale nga të dyja palët që më pas mund të nxisin tensione. Mendoj që Albin Kurti nuk do ta zbatoj marrëveshjen për Asociacionin në këtë fazë kur mund të ketë zgjedhje të reja në Kosovë. Ai do të vazhdoj të mbaj qëndrim të fortë për këtë çështje, sepse pikërisht më këtë kauzë ka ardhur në pushtet”, thotë ai.

Kosova dhe Serbia janë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit