5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Politika e jashtme e Qeverisë Kurti në tre vjet: Asnjë takim i lartë me ShBA-në, sanksione nga BE-ja, zero njohje

- Advertisement -

Në tre-vjetorin e Qeverisë, asnjë nga këto synime nuk janë përmbushur.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Republika e Kosovës nuk ka marrë asnjë njohje të re dhe nuk është anëtarësuar në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Kritika tjetër e madhe për qeverinë në këto tri vite është ajo për dëmtimin e raporteve me aleatët perëndimor, përfshirë SHBA-të.

Këtë e kanë pranuar edhe zyrtarët më të lartë të SHBA-së.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se ShBA-ja ka probleme komunikim me kryeministrin Kurti.

Më duhet të them se aktualisht kemi problem komunikimi me kryeministrin (Albin Kurti) dhe ky nuk është problem vetëm i Shteteve të Bashkuara. Mendoj se është problem në komunikim që Kosova ka me Bashkimin Evropian, me NATO-n, me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara dhe shumë partnerë të tjerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Escobar, para vizitës në Kosovës.

Kurse, në përfundim të vizitës ai ishte edhe më i ashpër.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka deklaruar se për tri vite nuk ka pasur ndonjë takim të nivelit të lartë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së.

Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd në administratën amerikane. Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, ka thënë Eskobar.

Pasojat e sanksioneve të BE-së

Nga qershori i vitit të kaluar Kosova është nën masa ndëshkuese të BE-së. Kjo pasi ekzekutivi kishte ndërmarr veprime të pakoordinuara me aleatët për t`i dërguar me polici kryetarët e veriut në zyrat e tyre komunale.

Përveç ndikimin në imazhin e Kosovës, këto masa kanë prekur Kosovën edhe në aspektin ekonomik.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, ka bërë me dije se vlera e projekteve që janë bllokuar si rezultat i masave të vendosur nga Bashkimi Evropian është rreth 300 milionë euro.

Por, keni parasysh që kjo shumë shkon duke u rritur për shkak të projekteve të reja që është dashur të vinë në Kosovë në muajt e ardhshëm. Shtoni këtu edhe mjetet të cilat mund të merren nga fondet e ndryshme të BE -së. Me të vërtetë ky është një dëm i madh material- financiar”, ka thënë Rafuna për “Zërin e Amerikës”.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të krerëve institucionalë për largimin e këtyre masave, ato vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Madje, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për gazetën Nacionale, ka thënë se këto masa nuk do të largohen derisa drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese.

Një nga ato opsione që sigurisht do të konsiderohej si sinjal pozitiv ishte mundësimi i zgjedhjeve të reja të shpejta lokale në veri të Kosovës dhe mënyra më e shpejtë vazhdon të jetë dorëheqja e kryetarëve të komunave. Një sinjal tjetër pozitiv do të ishte dërgimi i Draft Statutit Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim ligjor. Fatkeqësisht, asnjë nga këto nuk ka ndodhur”, është shprehur emisari i BE-së. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit