28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Policia zbulon një bazë që përdorej nga barrikaduesit në Veri, jep detaje çka gjeti

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka gjetur disa materiale që janë lënë pas nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave. Mjetet janë gjetur brenda objektit të komunës së Zveçanit, në katin e tretë.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Ai tregon se brenda janë gjetur dhjetra thasë të mbushur me rerë e qëdyshohet se kanë mbetur nga barrikaduesit.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosoves ka pranuar informacione se ne nje objekt publik ne komunen e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat jane shfrytezuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave.

Sot, gjate kontrollave qe ka bere policia ka konstatuar se ne katin e trete te kesaj ndertese jane  dhjetra thase te mbushur me rere qe kane qene si istikame per te sulmuar Policine dhe ne mbrojtje te barikades dhe kontrollimit te rruges kryesore qe te dergon ne Zveçan.

Ky objekt publik eshte shfrytezuar nga pjestaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

Kjo eshte edhe nje deshmi se grupet kriminale kane qene te armatosur rend dhe kane pasur plane qe te sulmojne Policine e Kosoves ne rast se ata do te tentonin ti largonin barrikadat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit