31.7 C
New York
Tuesday, June 25, 2024

Buy now

Policia ushtarake e FSK-së ngre kapacitetet e mbështetjes luftarake

- Advertisement -

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të policisë ushtarake të FSK-së, policia ushtarake ka trajnuar dhe certifikuar togun e mbështetjes luftarake. Këto kapacitete janë ngritur konform objektivave të komandantit të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës thuhet se togu është i gatshëm të operojë në ambiente operacionale të ndryshme dhe të kryejë një gamë të gjerë detyrash brenda dhe jashtë vendit.

Në njoftim, po ashtu thuhet se gjithashtu janë certifikuar pjesëtarët nga kursi bazik për polici ushtarake, i cili është organizuar nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjeneralbrigade Ilir Qeriqi në emër të komandantit të FSK-së, përgëzoi pjesëtarët dhe lidershipin e policisë ushtarake në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e objektivave të PU-së dhe FSK-së.

Komandanti i policisë ushtarake nënkolonel Besnik Selimi uroi pjesëtarët për arritjen dhe kërkoi që motivi, puna dhe profesionalizmi të gdhendet në ADN-në e çdo pjesëtari të policisë ushtarake.

Në ceremoni morën pjesë nga KDS-ja, kolonel Arben Krasniqi dhe shefi i trajnimeve në SHP , nënkolonel Dedë Hiseni.

Për arritje të lartë akademike me mirënjohje u shpërblyen OR4 Dren Latifi dhe OR3 Bled Vuniqi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit