23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Policia shpërndan fletushka me mesazhe informuese për shoferët e trotinetëve elektrik

- Advertisement -

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në ligjin e ri 08/L-186, për rregullat e Sigurisë në Trafikun Rrugor, ku ndër të tjera janë përcaktuar edhe rregullat bazë të qarkullimit të trotineteve elektrik.

Me hyrjen në zbatim të këtij ligji, nga data 03 prill 2024, me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të shoferëve që ngasin trotinetet, njësitet policore po shpërndajnë fletushka për shoferë ku janë specifikuar sanksionet që pasojnë në mos respektimin e ligjit (08/L-186 përkatësisht nenit 127 paragrafi 4) “Ndalimi i qarkullimit me trotinet -elektrik në trotuare dhe sheshe’. Në fletushkë janë paraqitur disa nga rregullat bazë që duhet të iu përmbahen shoferet e trotineteve.

– Shoferi i trotinetit elektrik duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë.

– Shoferi i trotinetit duhet te shfrytëzojë shiritin e djathtë të trafikut, duke lëvizur sa ma afër skajit të djathtë në distancë deri në një (1) metër.

– Fëmijës nën moshën (16) vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike.

– Shoferi i cili vepron në kundërshtim dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej (150) euro, dhe i konfiskohet mjeti në kohëzgjatje tre (3) muaj

Policia u bën thirrje për të gjithë ngasësit e trotinetëve -elektrik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor. Ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e sigurisë në trafikun rrugor policia do të ndërmarrë masat e parapara me ligj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit