Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Dorasi është në arrati që nga mbrëmja e 25 tetorit, kur edhe kreu aktin e vrasjes – sipas policisë, me një sëpatë.

Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.

Ajo kishte kërkuar disa herë mbrojtje nga shteti përmes letrave të dërguara në Prokurori dhe Gjykatë.

E njëjta kishte raportuar rast të dhunës në familje, nga ku më pas ishte intervistuar nga Policia. Kjo e fundit, e kishte dërguar sërish në shtëpinë e saj viktimën, gjersa më pas e njëjta ishte vrarë nga kunati i saj, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Të ngjashme

Të fundit