Një i ri nga Kosova është ndaluar të shtunën nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.
Sipas informacioneve të bëra publike, i riu, i lindur në vitin 1997, vazhdon të mbahet në ambientet e policisë në pikën kufitare, ndërsa deri tani nuk ka informacione të konfirmuara për statusin e tij procedural.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia serbe ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulësen e veturës. Sipas të njëjtave burime, i riu ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni që emblema ndodhej aty.






