Policia për zjarrin në një objekt banesor në Prishtinë: Tre banorë të lënduar dhe katër zjarrfikës

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka ndodhur dje në një objekt banesor në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Zjarri është shuar, ndërsa të lënduar kanë mbetur shtatë persona, në mesin e tyre katër zjarrfikës.

Njoftimi i plotë i PK-së:

ZJARRVËNJE/Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë, 27.06.2026 – 07:26. Është raportuar për një zjarr në një objekt banesor, të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët për të evituar rrezikun e mundshëm nga zjarri. Njësiti i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar tre banorë të banesës dhe katër zjarrfikës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme

Të fundit