18 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Policia në Vushtrri sekuestrohen dy armë

- Advertisement -

Në kuadër të veprimeve operative në orët e mbrëmjes së datës 01 janar 2022, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar dy armë.

Marrë parasysh rrethanat policia në Vushtrri në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa të nevojshme në funksion të parandalimit të akteve kriminale.
Si rrjedhojë edhe mbrëmë gjatë kontrolleve të personave në një lokal në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë fishek. Poashtu një armë tjetër është sekuestruar brenda të njëjtit lokal, ku arma e llojit Pistoletë me tetë fishek dhe dy thika janë gjetur nën tavolina, rrjedha hetimore është duke vazhduar për identifikimin e personit-ve të cilëve u përkiste arma.
Në cilësi të të dyshuarit e për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari A. G., 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tije është iniciuar rastet për veprën penale ’mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit