13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Policia ndalon një serb në kufi, i gjen mbi 12 mijë euro dhe 363 mijë dinarë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dje një person për mos deklarim të parave.

Bëhet fjalë për një shtetas të Serbisë, të cilit i kanë gjetur mbi 12 mijë euro dhe 363 mijë dinarë

Tutje, në njoftim thuhet se për rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, derisa rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

“Sot, rreth orës 15:00, pran brezit kufitar në Jarinjë, patrulla policore kufitare ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin  e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit