Policia merr masa të shtuara për marshin në Prishtinë, bllokohen disa rrugë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të veçanta të sigurisë për marshin solidarizues paqësor që do të mbahet sot në kryeqytet, duke nisur nga ora 14:00.

Marshi do të zhvillohet në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”, ndërsa policia ka njoftuar se do të kujdeset për sigurinë e pjesëmarrësve, qytetarëve dhe mbarëvajtjen e trafikut.

Për shkak të lëvizjes së pjesëmarrësve, priten kufizime dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas planifikimeve të Policisë së Kosovës, rrugët që do të bllokohen për qarkullim janë:

Agim Ramadani
Luan Haradinaj
Enver Zymberi
Policia ka paralajmëruar se, varësisht nga nevojat operative, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit edhe në rrugë të tjera.

Njësitë policore të trafikut do të jenë të angazhuara për orientimin e automjeteve drejt rrugëve alternative.

Policia ka theksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime dhe marshime të qeta dhe se do të angazhohet që aktiviteti të zhvillohet pa incidente dhe në mënyrë të sigurt.

Në fund, PK-ja u ka bërë thirrje pjesëmarrësve dhe qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë marshit.

Të ngjashme

Të fundit