28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Policia me plan operativ, sekuestron 19 motoçikleta në Pejë, gjoba për kundërvajtësit

- Advertisement -

Policia e Pejës ka sekuestruar 19 motoçikleta të llojeve të ndryshme dhe ka lëshuar fletëgjoba për kundërvajtje.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё njofton se kjo u bë në kuadër tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar të shtunën në Pejë.

“Me datë 18/19.05.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: Nёntёmbёdhjetё (19) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, njofton Policia rajonale e Pejës.

Policia ka paralajmëruar se plani “do të vazhdojë tё implementohet edhe nё ditët nё vijim”.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës”, thuhet në njoftim.

Policia e Pejës iu bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit