Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit

- Advertisement -

Policia Kufitare ka shoqëruar këtë të martë në Portin e Sarandës disa mjete ujore “Jet Car” të cilat dyshohen se mund të jenë bllokuar pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku mbeti i vdekur një person.

Sipas raportimeve, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore ku dyshohet se ato kanë fuqi motorike më të madhe se norma e lejuar.

Për këtë arsye, çdo mjet do të verifikohet nga Policia Kufitare dhe, nëse konstatohen shkelje, do të merren masa ndaj poseduesve të tyre.

Aksioni vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku një 22-vjeçar u përplas me mjetin e Policisë Kufitare dhe humbi jetën në vend.

Verifikimet pritet të përcaktojnë nëse mjetet e bllokuara plotësojnë kriteret teknike dhe ligjore për qarkullim në det.

Të ngjashme

Të fundit