Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona për posedim të substancave narkotike në Prishtinë dhe Pejë.
Sipas raportit të policisë, pas kontrollit të banesës së të dyshuarit në Prishtinë, janë konfiskuar 51.33 gramë substancë narkotike dhe një peshore, shkruan lajmi.net.
Në lokalin e të dyshuarit në Pejë, janë sekuestruar 5.8 gramë substancë narkotike.
Me vendimin e prokurorëve përkatës, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Rr. Holger Pedersen, Prishtinë / 06.02.2024 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 51.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Rr. Naum Veqilharxhi, Pejë / 06.02.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 5.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi nga policia: