28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hovenier: Asociacioni urgjencë, Kosova ka përgjegjësi ta themelojë

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është pyetur nëse “kryeministri Kurti e ka kuptuar mirë urgjencën e themelimit të Asociacionit”.

“Unë do të hezitoja të them se çfarë është ajo që Kryeministri Kurti e kupton ose nuk kupton. Unë përsëri mund të them vetëm çfarë i ka thënë qeveria e Shteteve të Bashkuara publikisht dhe privatisht, sepse nuk ka asnjë ndryshim në porosinë tonë këtu. Ne besojmë se kjo është çështje e urgjencës dhe rëndësisë si pjesë e Kosovës në përmbushjen e obligimeve sipas marrëveshjes bazike dhe aneksit zbatues dhe si rezultat i marrëveshjeve të mëhershme nga dialogu që prej vitit 2013, Kosova ka përgjegjësi që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, u shpreh ambasadori Hovenier në Rtv21.

“Ne bëmë përpjekje që ta lëvizim përpara përmes provizioneve të një draft statuti që erdhi nga Miroslav Lajçak, të cilin e prezantoi së bashku me zyrtarët e lartë të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe SHBA-së. Unë vetëm mund të përsëris atë që kemi thënë për këtë. Ne besojmë se një Asociacion i Komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv, duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e qeverisë, por të ketë një rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur adresimit dhe avancimit të interesave të komunitetit serb në Kosovë. Mendoj se kjo çështje e fundit e nënvizon, përsëri, se sa urgjente është kjo, sepse një pjesë e kësaj ka të bëjë me pyetje që lidhen me mbështetjen e Serbisë për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemin arsimor. Dhe ato çështje se si do të integrohen në ligjin dhe strukturat e Kosovës, se si operacionet e tyre do të jenë transparente ndaj Qeverisë së Kosovës do të adresohen në Asociacion, Pra, ka marrë edhe më shumë urgjencë dhe kërkesa e qeverisë sime për Qeverinë e Kosovës është që ta çojë përpara. Ne besojmë se kjo qeveri duhet ta miratojë, disi, draftin statutin e ofruar dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese në një mënyrë që Gjykata pajtohet që i jep asaj juridiksion, kështu që Gjykata më pas mund të zbatojë rishikimin e kushtetutshmërisë së tij, që është një hap i rëndësishëm në këtë proces”, tha Hovenier.

Hovenier është pyetur nëse Kosova do të përballet me pasoja të reja nëse nuk zbatohet Marrëveshja për Asociacionin

“Unë nuk mund të flas për llogaritjet e tyre, unë mund të flas vetëm për urgjencën e kësaj. Mendoj dhe siç tregon situata aktuale, kjo është mjaft urgjente dhe ne do të donim ta shihnim të ketë lëvizur përpara. Dhe nuk e di nëse kam diçka më shumë për të thënë për pasojat nga ajo që kam thënë. Në masën që qeveria është e përgjegjshme për gjërat që ne besojmë se janë të rëndësishme dhe të cilat besojmë se e avancojnë trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës, rrit partneritetin tone. Në masën që qeveria nuk përgjigjet kjo ndikon në cilësinë e partneritetit tonë”, tha Hovenier.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit