6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Policia konfiskoi kompjuterë nga operacioni në veri, disa nga objektet ilegale u vetëdorëzuan

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka organizuar në operacion në katër komunat veriore të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, qellim i operacionit ka qenë vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se janë mbyllur komuna paralele ilegale, të cilat funksionin nën direktiva të shtetit të Serbisë, duke cenuar kushtetueshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut, Komuna paralele e Leposaviqit. Këto 5 sot i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash” shkroi Krasniqi në Facebook.

Burimet e ‘Indeksonline’ pohojnë se policia ka konfiskuar disa kompjuterë në disa prej komunave veriore. Kompjuterët janë gjetur pa hardisk, ndërsa disa nga komunat tjera kanë qenë të zbrazëta dhe pa dokumente.

Të njëjta burime bëjnë të ditur se këto komuna janë vetëdorëzuar, duke e kuptuar se janë duke vepruar ilegalisht

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit