Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e një personi në kërkim, i cili dyshohet për përfshirje në veprën ‘’mashtrim’’.
Në njoftim, qytetarët që kanë informata për identifikimin e tij, ftohen që ta kontaktojnë policinë,
Postimi:
Kërkesë për bashkëpunim
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]






