Policia rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur më 17 prill 2026, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”, në një qendër tregtare në Ferizaj.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor apo aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
“Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim.







