Policia e Kosovës ka bastisur sot një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se është përdorur pas pasluftës nga shoqata serbe dhe kohët e fundit ajo ishte shfrytëzuar si ambulantë.
Po ashtu, dyshohet se disa serbë që jetojnë në kryeqytet, kanë marrë shërbime nga kjo ambulantë.
Gjatë kontrollit, organet e rendit kanë ndaluar edhe një autoambulancë me targa të Beogradit, me ç’rast është dërguar në oborrin e Ministrisë së Brendshme.