Policia jep detaje për të shtënat në Rrugën B, ku u plagos një person

- Advertisement -

Të shtënat me armë zjarri që u raportuan mbrëmjen e së hënës në Rrugën B në Prishtinë kanë përfunduar me plagosjen e një personi, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të të dyshuarit.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i plagosuri dyshohet të jetë një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës. Sipas informacioneve fillestare, ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 21:00.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka konfirmuar Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit