15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Policia hesht për rrahjen masive në ndeshjen Sharri-Lepenci, rasti po trajtohet si “dëmtim i pasurisë”

- Advertisement -

Policia hesht për rrahjen masive në ndeshjen Sharri-Lepenci, rasti po trajtohet si “dëmtim i pasurisë”.

Klubi i Lepencit ka raportuar se janë sulmuar nga tifozët dhe ekipi i Sharrit në Han të Elezit.

Në videot e dërguara në redaksinë tonë shihet ekipi i Lepencit në autobus, duke u sulmuar nga tifozët e Sharrit.

Ishin tifozët ata që hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët. Atyre nuk iu mjaftoi vetëm ajo që ndodhi në fushë, por edhe pas përfundimit të lojës tifozët kanë gjuajtur me gurë automjetin që po transportonte lojtarët nga qyteti.

Rasti nga Policia e Ferizajt është duke u trajtuar si “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.

“Pas përfundimit të ndeshjes, nën përcjellje të policisë, Njësisë së Reagimit të Shpejtë, në dalje të terminalit doganor në Han të Elezit nga disa persona është sulmuar me gurë minibusi i ekipit KF “Lepenci” ku është dëmtuar (thyer) një dritare nga gurët e hedhur. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare nê Kaçanik, për lëndime të lehta trupore janë trajtuar tre persona”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe fillimisht është inicuar një rast “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës” për procedura tjera hetimore në identifikimin e personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave për këtë rast”.

Pas gjithë kësaj loje të dhunshme Lepenci e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar, 3:0 ndeshjen me plot incidente ndaj Sharrit.

Lepenci ka njoftuar se Komisioni i Garave i Ligës së Dytë ka vendosur që ndeshja e ndërprerë mes këtij klubi dhe Sharrit, të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3.

Ndërkohë, për klubin e Sharrit priten dënime të tjera pas lëshimeve të mëdha në organizim të lojës.

“Ule kryt, ule”, “a u vra najkush”- Momenti kur sulmohet autobusi i KF Lepencit /VIDEO👇

Posted by Gazeta SCANNER on Sunday, March 3, 2024

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit