28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Policia gjobit dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë

- Advertisement -

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, në dy raste të ndara ka ndaluar dy shofer të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe të cilëve, veç gjobave të shqiptuara u ka hequr edhe patentë shoferët.

Me datën 29.01.2024 rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka daluar shoferin A.M (M/MV) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpëjtësisë , kun ë zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ndërsa, me datën 30.01.2024 rreth orës 08:24 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt , policia ka daluar shoferin E. E (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit